Votim elektronik në të gjithë vendin? Përgjigjet Celibashi

Prej shumë vitesh, partitë politike diskutojnë për mundësinë e realizimit të votimit elektronik në të gjithë vendin. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në Bashkinë Vorë votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë elektronike. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se kjo eksperiencë e krijuar, bashkë me rastin e Njësisë nr. 10 në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk është garanci për zbatimin e votimit elektronik në të gjithë vendin.

Në këtë situatë, Celibashi thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte që në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në verën e vitit 2023, votimi elektronik të bëhet vetëm në disa bashki.