
Von der Leyen: Sulmet e Rusisë në Ukrainë janë krime lufte
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë se sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë janë krime lufte.
Duke iu drejtuar Parlamentit Europian, Von der Leyen tha se sulmet ndaj infrastrukturës po bëhen me qëllim që të privojnë qytetarët ukrainas nga uji, energjia elektrike dhe ngrohja.