Von der Leyen: Mezi presim të bashkëpunojmë me Sunak

Presidentja e Komisionit Europian Leyen tha se ajo zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Britanisë dhe se Brukseli është i “etur” të punojë me Londrën për çështje të tilla si konflikti i Rusisë me Ukrainën dhe ndryshimet klimatike.

BE po punon për të gjetur zgjidhje sipas Protokollit për Irlandën dhe Irlandën e Veriut që do të ofrojnë “stabilitet dhe parashikueshmëri”.