
Volvo zgjeron rrjetin e qendrave teknologjike
Kompania e automjeteve Volvo do të hap një qendër teknologjike në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Hapja e qendrës së re kërkon të arrijë qëllimin për të shitur të paktën gjysmën e makinave në internet.
Qendra e re do të zgjerojë edhe profesionistët nga fusha të ndryshme shkencore.
Prodhuesi i automjeteve në Goteborg tha se mbi 700 punonjës të aftë në fusha të tilla si inxhinieria e softuerit, shkenca e të dhënave dhe analitika, do të vendosen në qendrën e re.
“Zgjerimi do të mbështesë rritjen e fortë të Volvo Cars, si dhe ambiciet për të shitur të paktën gjysmën e të gjitha makinave të saj në internet . Të paktën gjysmën e të gjithë softuerit do ta zhvilllojmë në shtëpi,” tha Volvo në një deklaratë.
Volvo, në pronësi të shumicës së Geely Holding të Kinës, synon gjithashtu që 50% e shitjeve të saj të jenë makina elektrike që nuk dëmtojnë mjedisin.