Volkswagen ruan stabilitetin ekonomik

Volkswagen i qëndroi perspektivës së tij për vitin aktual, pavarësisht sfidave të zinxhirit të furnizimit.

Kompania gjermane si prodhuesit e tjerë të makinave globale, kanë gjetur një mungesë të komponentëve kryesorë për shkak të krizës shëndetësore dhe luftës në Ukrainë.

Këta dy faktorë i kanë shtuar gjithashtu mungesës së vazhdueshme të gjysmëpërçuesve.

Por Volkswagen tha se rrjeti i saj global i prodhimit e ndihmoi atë të kompensonte ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit.

Shefi Ekzekutiv Herbert Diess tha se kjo i kishte lejuar gjigantit të automjeteve të lëvizte pjesë në ato rajone dhe marka që kishin më shumë nevojë për to.

Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë ka ende pasiguri për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe krizës shëndetësore.

Ai shtoi se nuk mund të parashikonte se cili do të ishte ndikimi i plotë në biznesin e tij, nëse situata do të përkeqësohej.

Kompania pati shitje të qëndrueshme në tre muajt e parë të vitit të fundit prej  66 miliardë dollarësh.

Duke parë përpara, Volkswagen tha se priste që shitjet të rriteshin nga 8 deri në 13% këtë vit dhe parashikonte një marzh fitimi  prej 7% në 8.5%.

Prodhuesi i automjeteve gjithashtu kërkon përmirësimin e furnizimit me çipa në gjysmën e dytë të vitit.