Vlora, një burim i rëndësishëm i furnizimit me energji në Shqipëri

Vlora do të bëhet një burim i rëndësishëm i furnizimit me energji në Shqipëri. TEC-i që do të vihet në punë dhe një terminal i lundrueshëm me gaz të lëngshëm, do të jenë impantet nga do të marrin gaz edhe vende të tjera, përmes kompanisë amerikane overgas. Balluku shtoi se gazifikimi do t’i shërbejë edhe rajonit dhe është një nga hallkat që e kthen vendin tonë në eksportues të energjisë deri në vitin 2030.

Marrëveshja e nënshkruar mes kompanive Overgas dhe Albgaz, u bë në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.