
“Vladimir Putin, thirri mendjes!”
Banorja e moshuar e Lviv në Ukrainë, Rozalia Choba i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin t’i thërrasë mendjes dhe të ndalojë menjëherë luftën. Mesazhi i saj po xhiron rrjetin teksa sulmet ruse vijojnë në ditën e 16-të të saj. Gjatë një interviste më AFP në qytetin e saj të lindjes, 98 vjeçarja e cila kaloi 10 vjet në Siberi si e burgosur politike thotë se tanket që i sheh duke u afruar në lagjen e saj të kthehen andej nga u nisën:
“Ke nisur luftën kundër Ukrainës. Ukraina të ushqeu, të dha bukë dhe tani po e sulmon?”
98 vjeçarja thotë se e dinte që një ditë të kishte luftë, pas zhvillimeve të viteve të fundit në Moskë.
“Njerëzit nuk duhet të rrihen, nuk duhet të vriten. Tanket më duken si djaj, kur i shoh them: Largohu Satan, kthehu. Do të të jap më shumë bukë për rrugën, vetëm kthehu në Rusi!”