
Vjosa park kombëtar, 93% e sipërfaqes me mbrojtje të shkallës së parë
Qeveria ka shpallur zyrtarisht lumin Vjosa park kombëtar, duke i dhënë fund edhe debateve brenda e jashtë kufijve, për lumin e konsideruar si lumn më të egër në Europë.
Në detajet e vendimit tregohet se zona e mbrojtur natyrore prek një sipërfaqe prej 12.7 mijë hektarësh, ku 47% janë sipërfaqe ujore, 36% sipërfaqe bregore, 9.5% sipërfaqe tokësore ndërsa pjesa e mbetur janë breza lumorë.
Parku Kombëtar i Vjosës do të ndahet në dy nënzona.
*Tibo News