
Vjosa Osmani kërkon përmbyllje urgjente të çështjes së vizave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bëri të ditur se këtë e ka kërkuar gjatë takimit me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ndër të tjera, Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën euroatlantike.
Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk është pjesë e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen.