
Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e BE-së
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, por ka deklaruar se nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën. Bashkimi Evropian do të mbajë një takim të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor më 24 qershor në Bruksel.
Ky takim përkon me seancën e planifikuar të Këshillit Evropian në datat 23 dhe 24 qershor, pasi anëtarët e Komisionit Evropian ranë dakord të propozojnë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE.Një vendim i tillë ngriti çështjen e fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, është ngritur edhe çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës, pasi prej 4 vitesh është konfirmuar për të dytën herë se ka plotësuar të gjitha kriteret.