
Vjen më në fund “House of the Dragon”
Së fundmi, HBO publikoi “House of the Dragon”, serial ky të cilit ngjarjet i zhvillohen 200 vjet para se të vizitonim Westerosin në serialin e njohur “Game of Thrones”.
Ky erdhi si paraprijës i një prej serialeve më të suksesshëm i të gjitha kohërave.
Faktikisht “Game of Thrones” shkoi me një fund paksa zhgënjyes për fansat e tij dhe shumë prej tyre u shprehën se ky fund nuk i përmbahet standardit të serialit që i mbajti të gjithë ngulur për tetë sezone.
“House of Dragon” paraqet një tragjedi greke, një familje që po shkatërrohet. Ryan, i cili është bashkëkrijues i serialit ka thënë se ky serial ofron shumë gjëra për audiencën, tregimi është më intim dhe familjar.