
Vjen me edicionin e 13-të Festivali i Filmit “AniFest”
Festivali i Filmit AniFest vjen këtë vit në edicionin të 13-të. Ky projekt i filmave të animuar për fëmijë do të zgjasë nga data 10 deri më 13 tetor në Gjirokastër dhe më pas në Shkodër.
Një projekt i veçantë artistik, kulturor dhe edukues që drejtohet nga regjisori Artan Maku. Filmat vijnë nga 30 shtete të ndryshme, ku mes tyre dy filma janë prodhime shqiptare.
Festivali tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Gjirokastrës ndërsa është unik në llojin e tij në territorin e Shqipërisë.
Në intervistën për Tibo News, Artan Maku thotë se aktivitete të tilla duan sipërmarrje, kurajo, guxim dhe mentalitet.
“Të gjithë i duan fëmijët, por është një dashuri private”, thotë Maku teksa ndalet tek mbështetja e institucioneve ligjzbatuese. Megjithatë ai shpreson që gjërat të vijnë në vendin e duhur.
508 filma në total kanë kaluar në një proces përzgjedhje me faza. Një ndër përzgjedhësit e filmave ishte edhe TIBO. Për konkurrim janë 49 filma, 13 janë artistik, eksperimental dhe dy dokumentarë për fëmijët. Filmat e tjerë plus dy filma shqiptarë janë të animuar.
Në Gjirokastër bëhet festivali për filmat europianë, ndërsa festivali i një muaji më pas do të zhvillohet në Shkodër.
Juria është përzgjedhur nga Shoqatara Europiane e Filmit me qendër në Belgjikë. Filmi fitues do të shfaqet në Berlinale ku do zhvillohet ceremonia, nata gala, ku mblidhen krijues nga e gjithë Europa.
Këtë vit është marrë licensimi i plotë i festivalit, ç’ka përbën një risi për Anifest në Shqipëri.
Apeli i Artan Makut është për më shumë mbështetje, nga ministria e Kulturës, teksa bën një krahasim me vende të tjera të rajonit si Kosova.
Drejtorja artistike e festivalit e cila ka moderuar edicionet e mëparshme, Eneida Xhelili tregon për Tibo edhe një risi, një nismë humane në Shkodër që lidhet po me festivalin.
*Tibo News