
Vizitë jashtë vendit, Berisha dhe Meta bashkë në Azerbajxhan
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë sot pjesë në Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan, “Sfidat e rendit botëror”. Në një prononcim për mediet, Berisha theksoi se ky forum është një mundësi e mirë për qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Evropë.
I pranishëm në këtë event është edhe Presidenti Ilir Meta. Meta shkruan në rrjetet sociale se temat kryesore të këtij forumi do të jetë pasojat e pushimit të Ukrainës nga Rusia dhe hapat që duhen marrë pas pandemisë së COVID.