Vizat e shqiptarëve me SHBA, arrihet dakordësia me DASH

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.

Lajmin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila përmes një njoftimi tha se është dakordësuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA, ku tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Vendimi, u mor të mërkurën, gjatë takimit që Ministri Jashtëm, Igli Hasani pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, që kryesohej nga Suzy George. Ku vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

Gjithashtu  delegacioni i DASH pati takim edhe me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua mbi lidhjen e fortë të dy vendeve, si dhe përcollen mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin, për mikpritjen e jashtëzakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara.