
Viti i parë i Agjencisë së Industrisë Kreative
10 vjeçarin e fundit nëpër botë, industritë kreative filluan të marrin një hov shumë të madh, njëkohësisht edhe në Shqipëri u ndje nevoja që këto industri të kishin një institucion publik që t’i mbështesë, t’i përkrahë në projektet e tyre. E tillë erdhi “Agjencia e Industrisë Krijuese” si një pikëtakimi për shumë hallka, për gjithçka që ka të bëjë me krijimin.
E gjithë kjo startoi menjëherë me një projekt të madh siç ishte microfolie Tirana, e cila ishte një hapësirë e re, ku fëmijët zhyteshin në një hapësirë virtuale dhe mësonin shumë për artin botëror në një muze dixhital, ku edhe interaktonin me veprat e artit dhe kjo i bëntë ta memorizonin atë.
Industitë kreative kanë një spektër të gjërë fushash që prekin, prekin filmin, videoproduksionin, median, artet, teknologjinë, arkitekturën, modën, pra çdo gjë krijuese gjen vend në to. Ngjashëm ka qenë edhe puna në këtë agjenci, me një shpërndarje në të gjitha fushat. Drejtori i Agjencisë, Jonid Jorgji ndau me Tibo News projektet më të rëndësishme të vitit si dhe planet në vazhdim.