AlbanianEnglish

Viti 2022 në Oversport, nga Serie A te risitë e futbollit shqiptar

Viti 2022 ishte plot me angazhime dhe risi për sa i përket sportit në platformën Oversport dhe Tibo.

Pas përmbylljes me sukses të sezonit të parë të Serie-A dhe kampionateve të volejbollit e atletikës, platforma vijoi me risi transmetimesh duke përcjellë maratonën e Tiranës, eventin Tiranathlon, kampionatin evropian të peshëngritjes, taekwondo-së, apo dhe super-ndeshja e “Homecoming” të kampionit Florian Marku ndaj Miguel Parras në stadiumin “Air Albania”.

Por dhurata për ndjekësit e platformave Oversport e Tibo erdhi gjatë verës, ku transmetimeve iu shtua edhe futbolli shqiptar me “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Super-Kupa e Shqipërisë.

Tibo News ishte në redaksinë e Oversport ku mori një kolazh përshtypjesh nga disa prej protagonistëve, të cilët njëzëri e konsiderojnë këtë sezon “fantastik”.

Gentjan Alinani, Olsi Tujani, Erblin Vukaj, Orest Floku, Ermir Dimashi, Klevisa Alinani, Vasil Koka dhe Flori Thomaj janë vetëm një pjesë e stafit që nën drejtimin e drejtorit Alban Xhihani, bashkëpunon çdo javë me Cindy Marinën, Florian Myrtajn, Andi Lilën, Ledio Panon, Gentian Muçën e shumë të tjerë, për të sjellë për publikun emocionet e ndeshjeve më të forta dhe analizat në emisionet e “Gran Gol” dhe “Ti-bo-Gol”.

Por surprizat nuk mbarojnë, nga janari në Oversport dhe Tibo vijon edhe “Copa del Rey”, eveniment i jashtëzakonshëm ky që sheh klube të dashura për shqiptarët si Real Madrid apo Barcelona të luajnë shanset për kupën e mirënjohur si “La Copa”.

You don't have permission to register