AlbanianEnglish

Virusi “Pegasus” sulmon telefonin e kryeministrit të Spanjës

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar softuerin spyware “Pegasus” në telefonat celularë të kryeministrit Pedro Sanchez dhe ministres së Mbrojtjes Margarita Robles.

Ministri i qeverisë për presidencën, Felix Bolanos tha në një konferencë shtypi se telefoni i Sanchez ishte infektuar me virus në maj 2021. Atëherë, ndodhi të paktën një rrjedhje e të dhënave.

Ai nuk tha se kush mund të kishte spiunuar kryeministrin ose nëse grupe të huaja apo spanjolle dyshohej se fshiheshin pas tij.

Bolano shtoi se ndërhyrjet e zbuluara janë raportuar në ministrinë e drejtësisë dhe Gjykata e Lartë, të cilat do të hetojnë çështjen.

Njoftimi pasoi presionin e fortë ndaj qeverisë së koalicionit të majtë për të shpjeguar ngjarjen.

Kjo pasi grupi kanadez i të drejtave dixhitale Citizen Lab tha se më shumë se 60 persona të lidhur me lëvizjen separatiste katalanase kishin qenë objektiva të “Pegasus”.

Pas akuzave për spiunim ndaj anëtarëve të lëvizjes separatiste katalanase, partia e majtë pro-pavarësisë së Katalonjës tha se nuk do ta mbështeste qeverinë derisa Madridi të marrë masa për të rivendosur besimin.

Mbikëqyrësi i të dhënave i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për ndalimin e Pegasus mbi akuzat se ai është abuzuar nga qeveritë e klientëve për të spiunuar aktivistët e të drejtave, gazetarët dhe politikanët.

Më parë Pegasus ka arritur të futet edhe në telefonin e kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan.

You don't have permission to register