Vijon tradita, DiCaprio në një marrëdhënie me modelen 19 vjeçare

Leonardo DiCaprio  duket se e vazhdon traditën në lidhje me marrëdhëniet e reja që krijon. Di Caprio është lidhur me një modele të re nga Izraeli. Ashtu siç pritej, ajo nuk është më shumë se 25 vjeç, madje është edhe më e re, vetëm 19 vjeç.

Bëhet fjalë për Eden Polani, e cila ende nuk kishte lindur kur filmi “Titanic” doli për herë të parë në kinema.

Për 48-vjeçarin DiCaprio nuk munguan as thumbimet nga fansat që ironizuan në rrjetet sociale.

“Dikush të ndalojë DiCaprion. Kjo gjë ishte e lezetshme 10 të dashura më parë”, “DiCaprio është i shqetësuar për ndryshimet klimatike sepse kërkon të lërë një botë më të mirë për të dashurat e tij” dhe “DiCaprio është lidhur me një vajzë të cilës iu ndërpre gjimnazi nga Covid”, ishin disa nga komentet e përdoruesve të Twitter.

M.H/TiboNews*