Vijon kërkimi për të miturin 3 vjeçar, dyshohet se e kanë rrëmbyer gjyshërit në bashkëpunim

Prej më shumë se 5 ditësh vijojnë kërkimet për të miturin 3 vjeçar nga Durrësi. Policia e Durrësit njofton se kërkimet janë shtrirë edhe në Kukës dhe në Has, por ende nuk ka asnjë shenjtë të të miturit. Policia ndërkohë ka ndaluar Rexhep Gjunin, gjyshin e fëmijës dhe kunati i tij, pasi dyshohet se ata e kanë fshehur.

Ndërsa anë shpallur në kërkim gjyshja 57 vjeçare Ile Gjuni dhe vëllai tjetër i saj.

Nëna e djalit denoncoi fillimisht rastin duke thënë se të miturin ua kishte lënë si çdo fundjavë vjehrrit dhe vjerrhës për ta mbajtur disa orë, për shkak të largimit nga jeta të bashkëshortit të saj. , ajo e cila denoncoi rastin. E reja tha se ua kishte lënë djalin vjehrrëve si çdo fundjavë, për ta mbajtur për disa orë. “Më thanë nuk ta sjellim më”, ka deklaruar mes lotësh nëna e 3 vjeçarit. Aktualisht të gjitha dyshimet për humbjen e tij janë mbi gjyshërit e të miturit.

 “Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se: Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.  Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”.