
Vijon i nxehti afrikan, sa shkojnë temperaturat sot
Sipas MeteoAlb: Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e
ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që
vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.