Vijojnë tensionet mes Kinës dhe Taivanit

Tajvani e konsideroi ekzagjerim nga Kina pretendimin se gjatë stërvitjeve ushtarake Pekini i qe afruar ishujve strategjik të Penghut ku shtrihet një bazë e madhe ajrore tajvaneze. Taipei këmbënguli të mërkurën se pretendimi nuk është i vërtetë.

Kina, e cila pretendon Tajvanin territor të saj, ka kryer stërvitje ushtarake rreth ishujve Penghu këtë muaj pas një vizite të kryetares amerikane së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila u pasua nga pesë kongresmenë amerikanë të dielën dhe të hënën.

Pekini u përgjigj duke lëshuar për herë të parë raketa balistike mbi Taipein, që nga ana e saj e konsideron veten provincë të shkëputur nga Kina.

Ushtria kineze publikoi një video të ishujve Penghu regjistruar nga një aeroplan i forcave ajrore.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore të Tajvanit tha se videoja është pjesë e një lufte për informim nga pala kineze. Megjithatë ata nuk dhanë shpjegime se kush e kishte mundësuar videon.

Penghu, një destinacion turistik veror për plazhet e tij, është afër bregut jugperëndimor të Tajvanit, ndryshe nga ishujt Kinmen dhe Matsu të kontrolluara nga Tajvani, të cilët janë afër bregdetit kinez.

Forcat e armatosura të Tajvanit janë të pajisura mirë, por të dobëta krahasuar me ato të Kinës. Presidenti i ishullit, Tsai Ing-wen, ka nisur një program modernizimi dhe ka kthyer prioritet rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Të mërkurën Kina reagoi duke u vendosur sanksione për 7 zyrtarë taivanezë të akuzuar si nacionalistë “pro pavarësisë”.

*Tibo NewsVijojnë tensionet mes Kinës dhe Taivanit