Vijojnë takimet politike në Shkodër, në fokus anëtarësimet e reja të PS

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, ndodhen edhe këtë të Dielë në Shkodër.

Pas takimit të djeshëm me kryebashkiakët socialistë, ai ka mbledhur organizatat partiake për të diskutuar mbi anëtarësimet e reja në PS dhesigurisht zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Mbledhja edhe sot po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk pritet prononcim për mediat nga kreu i qeverisë.

Në ditën e dytë të takimeve janë prezentë mes të tjerëve deputetë, drejtuesja politike Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci.

Përmes një deklarate për mediat Rama foli për takimin dje ku tha se një nga çështjet e takimit me krerët e bashkive të vendit ishte edhe rritja e pagave për punonjësit e administratës për bashkitë më të vogla.