
Vijojnë protestat për çmimet në të gjithë vendin
Prej dy ditësh në vendit tonë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimit paralelisht në disa qytete të Shqipërisë. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë. Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës. Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës janë zhvilluar edhe qytetin e Devollit, Shkodrës dhe Durrësit.
Edhe fermerët e Myzeqesë janë grumbulluar, të revoltuar për çmimet e larta kryesisht të karburantit dhe lëndëve të para që përdorin në bujqësi. Bllokimi i rrugëve nuk i ka shpëtuar as Rruga e Kombit, ku disa qytetarë kanë fikur makinat në shenjë proteste, duke ndërprerë qarkullimin. Në fund të protestave ditën e djeshme ka patur edhe disa të ndaluar në kryeqytet dhe qytete e tjera të vendit.