Vijojnë incidentet, Joe Biden pegohet disa herë teksa ngjitet në “Air Force One”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shpesh herë bëhet pjesë e mediave jo vetëm për fjalimet e tij por edhe për incidentet e shumta që i ndodhin në publik. Së fundi është penguar disa herë duke hipur në “Air Force One” në Los Angeles.

Videoja  e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur presidenti Biden pengohet teksa ngjit shkallët, për fat, ai ia doli të mbahej të dyja herët për të shmangur rrëzimin.