Videoja me gjestin e Chris Brown që po thyen rrjetin

Chris Brown po përballet me reagime të ashpra në rrjetet sociale për shkak të vendosjes së dorës në fyt ndaj një gruae teksa po performonte në skenë.

Knëgëtari i famshëm, i cili më parë ka qenë i dënuar për sulm, përfshirë sulmin ndaj ish të dashurës Rihanna, që e la atë me lëndime në fytyrë, aktualisht është në një turne botëror.

Në performancën e tij në Britani, Chris Brown zgjedh një grua nga turma për ta ngjitur atë në skenë, dhe më pas bën  një kërcim per të teksa e ul në karrige.

Bëhej fjalë për yllin e Love Island, Natalia Zoppa, e cila u ul në një karrige ndërsa ai këndonte.

Videoja tregon momentin kur Brown vendos njërën dorë në fytin e Zoppa-s, duke e mbajtur atë ndërsa përdor dorën tjetër për të mbajtur mikrofonin.

Zoppa vendos duart e saj mbi të tijat përpara se të kthehet tek ai; ai pastaj vjen në pjesën e përparme të karriges dhe kërcen mbi të teksa vijon të këndojë.

Nuk është hera e parë që Brown vendos dorën rreth fytit të një fanseje gjatë performancave, pasi më parë ishte fotografuar duke e bërë këtë me një fanse në Berlin.

Në Twitter janë shpërndarë mesazhe tepër kritike ndaj gjesteve të tij duke e krahasuar me akte të dhunshme.

*Tibo News