
Videoja e Ramës duke puthur në faqe kryeministren e Italisë bëhet virale
Ishte dita e samitit më Moldavi, ku kryeministri Rama ishte së bashku me kryeministra të tjerë për të diskutuar çështje me rëndësi. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është puthja miqësore dhe dashamirëse e kryeministrit Rama për homologen e tij Giorgia Meloni. Videoja është publikuar fillimisht nga Euroactiv e më pas është kthyer në virale në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Twitter apo dhe TikTok. Kryeministrja e Italisë duket se është vënë disi në siklet nga gjesti i Ramës, teksa shihet duke qeshur, po ashtu edhe të pranishmit. Por edhe përtej shakave, Shqipëria dhe Italia gjithmjë kanë qenë vende mike dhe suportuese me njëra tjetrën, dhe respekti i kryeministrit për zyrtarët e lartë italianë nuk ka munguar, po ashtu mbështetja e beftë e tij për Giorgia Melonin që para se tê zgjidhej kryeministre.