Video/ Vëllezërit shqiptarë thyejnë rekordin, futen në Guinness

Arnold dhe Artan Balla janë dy vëllezërit të cilët na bënë krenarë teksa i njohëm në America’s Got Talent dhe më pas me një performancë dinjitoze në Spanjë.

Dy vëllezërit shqiptarë tashmë kanë hedhur hapin e madh duke thyer një rekord Guinness. Ata kanë hyrë në librin historik për Kohen më të gjatë të qëndrimit me sy mbyllur dhe ne ekuilibër në një cilindër.

Në një postim në rrjetet sociale, dy vëllezërit kanë treguar emocionin mbi thyerjen e rekordit teksa performuan në Times Square të New York-ut.

Sfidë e vështirë, por të vendosur për ta përballuar. Jemi shumë të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër”.

Rekordi i i regjistruar nga vëllezërit Arnold dhe Artan Balla është 61.95 sekonda, realizuar më 3 Mars të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balla Brothers (@balla.brothers)