Video/ Tërmeti i fortë në Itali shkakton dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter në resortin italian të Riminit është ndjerë në të gjithë Italinë qendrore dhe në disa pjesë të Ballkanit.

Banorët raportuan për lëkundje në shtëpitë e tyre, ndërsa raportohet për dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.

Shkollat u mbyllën në pjesë të rajonit qendror Marche dhe trenat u ndaluan rreth qytetit të Ankonës për shkak të dyshimeve për dëmtime të trasesë.

Zyrtarët italianë thanë se tërmeti ishte 8 km për thellësi. Tërmeti është ndjerë në Romë, në perëndim dhe Bolonja në verilindje, si dhe përtej Adriatikut, në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lëkundjet e para dhe më të forta u pasuan nga një numër goditjesh më të vogla.

*Tibo News