AlbanianEnglish

Video/ Temperaturat deri në 33 gradë sot, por çfarë pritet nga e marta

Sipas MeteoAlb: Mbetet territori shqiptar në ndikimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit.

Parashikohet që kthjellimet të jenë dominuese në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa në orët vijuese pritet të ketë kalime të pakta vranësirash në pothuajse gjithë vendin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verlindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

*Tibo News

You don't have permission to register