
Video/ Rusët godasin ‘Sheshin e Lirisë’, zyrtarët ukrainas: Pabesi
Mëngjesin e të martës një raketë goditi Sheshin e Lirisë, jashtë zyrave të administratës rajonale. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë thirrje urgjente për më shumë sanksione ndërkombëtare kundër Rusisë, pas sulmit në qytetin e Kharkiv që ai e quajti barbar. Ai tha se Vladimir Putin kryen sulme nga inati, duke vrarë civile të pafajshëm, por nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën.
Sulmet me raketa ruse goditën qendrën e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, duke përfshirë zonat e banuara dhe ndërtesën e administratës rajonale, ndërsa Moska filloi ditën e gjashtë të pushtimit të saj.
Rusia lëshoi raketa GRAD në Kharkiv, dhe nuk dihet ende nëse do të konsiderohet gjenocid ndaj qytetarëve ukrainas dhe pabesi.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i vendit dhe kryeqyteti i parë i Republikës Sovjetike Socialiste të Ukrainës, i krijuar nga bolshevikët. Konsiderohet shtëpia e disa prej industrive më të rëndësishme të Ukrainës, duke përfshirë një fabrikë tankesh, si dhe kompani të shumta IT.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se 5,710 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në vend.
Ndërsa më shumë se 70 ushtarë ukrainas janë vrarë pas goditjeve nga artileritë e rënda ruse.