Video/ Presidenti amerikan Biden rrëzohet, prapë

Presidenti Joe Biden u rrëzua sërish ndërsa ishte në skenë në ceremoninë e diplomimit  në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve. Videoja ashtu si në rastet e tjera është kthyer në virale dhe po thyen rrjetin. Incidenti me presidentin amerikan ndodhi këtë të enjte.

Ai ishte i pranishëm në Kolorado Springs për diplomimin e USAFA, ku mbajti edhe një fjalim, po me këtë që ndodhi, kush e mban mend çfarë tha…

Biden shtrëngon duart e një prej kadetëve që ka marrë diplomën dhe duket se përplaset dhe bie në skenë. Më pas ai ndihmohet nga të paktën tre zyrtarë të Forcave Ajrore për tu ngritur.

Presidenti për fat të mirë nuk u lëndua dhe qëndroi deri në fund të ceremonisë.

Biden është 80 vjeç dhe njoftoi se do të kandidojë për një mandat të dytë. Biden do të ishte 82 vjeç në fillim të mandatit të dytë. Ai është presidenti më i vjetër që u betua kur mori detyrën në vitin 2020.