
Video/ Përfshihet nga flakët ballkoni i një pallati në Tiranë
Një zjarr raportohet të ketë rënë në katin e fundit të një pallati në rrugën Sali Butka në Tiranë. Policia e Tiranës njofton se zjarri dyshohet të ketë rënë fillimisht në ballkonin e katit të fundit, katit të 9-të të pallatit por ende nuk dihet për persona të lënduar apo shkaqet e zjarrit.
Tibo News sjell pamje nga flakët në pallat, ndërsa forcat zjarrfikëse sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.