
Video/ Pelegrinazhi në Kishën e “Shna Ndout”, e marta e 13-të mbledh mijëra besimtarë në Laç
Dita e Shna Ndout, që përkon edhe me të martën e 13, mbledh në Kishën e Laçit mijëra besimtarë thuajse nga të gjitha anët e vendit. Një pelegrinazh i vërtetë i besimtarëve katolike, të cilët për 13 të marta kanë ardhur në këtë vend të shenjtë që besojnë se bën mrekulli.
Mijëra besimtarë iu drejtuan vendit të shenjtë, ata ndezën qirinj duke u lutur për më shumë shëndet dhe mbarësi për familjet e tyre. Përveç banorëve të zonave malore, të pranishëm në kishën e Laçit, kishte qytetarë nga qytete të tjera të vendit.
E veçanta e kësaj kishe është se vizitohet edhe nga qytetarë, të cilët nuk i përkasin besimit katolik. Shqipëria njihet tashmë si vendi me bashkëjetesën fetare dhe ngjarje të tilla kulmojnë kur vendet e shenjta bëjnë bashkë qytetarë të shumtë, pa marrë parasysh se cilit besim i përkasin ato.
lacit