Oscars me shuplaka, momenti kur Will Smith s’duron komentin për gruan

Në mbrëmjen e Oscars padyshim që ajo që do mbahet mend gjatë është shuplaka që aktori Will Smith i jep Chris Rock-ut në skenë, pasi aktori komedian bëri një koment për bashkëshorten e aktorit, Jada Pinkett Smith, në dukje me shaka por që Will Smith nuk duroi.

“Jada, mezi pres për GI Jane 2,” tha ai duke iu referuar modelit të saj të flokëve, e cila i ka prerë për shkak të rënies së një pjese të madhe të tyre nga alopecia.

Smith doli në skenë dhe goditi Rock përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të thoshtë: “Mos e përmend gruan time me gojën tënde “shpjeguese”.

Të shumtë e morën me të qeshur situatën, të tjerë e justifikuan me komentin për bashkëshorten, por gjithsesi aktori Smith kërkoi ndjesë në skenë.

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar”, tha ai teksa foli si aktori më i mirë për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Ëilliams në King Richard.

Shakaja e Rock i referohej filmit të vitit 1997 GI Jane, në të cilin Demi Moore luajti rolin kryesor e që shkaktoi bujë.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila organizon çmimet Oscar, shkroi në Twitter se “nuk e fal dhunën e asnjë formë të saj”.