
Video/ Meshkujt, meshkuj janë… Avokatja që tronditi me opinionin e saj për rastet e përdhunimeve në Shqipëri
Dhunimi, drogimi dhe përdhunimi i një 26-vjeçareje në Vlorë ka qenë lajmi që ka tronditur qytetin e Vlorës ditët e fundit, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar. Ngjarja po komentohet kudo në media, me psikologë, avokatë por edhe sociologë, duke nisur nga fakti se këto raste abuzimesh janë shtuar kohët e fundit në Shqipëri.
Përpos ngjarjes, po gëlojnë në rrjet një lumë komentesh pas disa deklaratave të një avokateje, konkretisht avokatja Vjollca Pustina e cila një pjesë të fajit për rastet e përdhunimit ia atribuon vajzave duke thënë se kryesisht fundjavave e tejkalojnë me pijet alkoolike. Ajo shkon më tej duke thënë se vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen në lokale apo diskoteka, dhe opinionin e saj e mbyll duke thënë se meshkujt meshkuj janë… Ndoshta avokatja nënkupton me këtë që vajzat janë vetë ato që e provokojnë një abuzim të tillë/përdhunimin?
Në një shoqëri maskiliste si e jona, deklarata të tilla janë patjetër të dëmshme pasi në këtë formë edhe gjinia mashkullore mbrohet duke u justifikuar për veprimet që kryejnë, në këtë rast disa djem në Vlorë që po ta ndiqnin këtë emision dhe deklaratat e avokates do të ngushëlloheshin me veten duke menduar se vajza 26 vjeçare e kishte fajin dhe se janë ndjerë të provokuar dhe janë ‘detyruar’ të përdhunojnë?
Por kur këto mendime të gabuara dhe gati idiote do të marrin fund, e sidomos në televizione ku gjithçka mund të merret për bazë?
Për të mos komentuar në mënyrë subjektive (edhe pse qëndrimi i redaksisë së TIBO News është totalisht kundër deklaratave të zonjës avokate se fundja çdo njeri ka të drejtë të jetojë ashtu si dëshiron dhe sidomos vajzat tona që nuk duhet t’ju preket as një fije e flokut pa dëshirën e tyre), po ju tregojmë në mënyrë të transkriptuar opinionin e avokates Pustina dhe ju mund të shprehni mendimin tuaj gjithashtu:
Gazetarja: Si i shihni këto ngjarje të abuzimit seksual?
Avokatja Pustina: Në fakt përditë e më shumë po dëgjojmë ngjarje të cilat faktikisht në të shumtën e rasteve tronditet opinioni publik., dëgjomë që me vajzat e reja abuzohet seksualisht, dëgjojmë dhe në moshë të madhe burra, meshkuj që abuzojnë me vajza të reja, por edhe me fëmijë që janë të mitur, veprat penale të prostitucionit lidhen ngushtë me moralin e shoqërisë, të them unë që a është gati shoqëria të legalizojë shtëpitë publike është temë e gjerë, deri në moment që nuk marrim një nismë për të mirën e të keqen e hapjeve të shtëpiave publike, nëse s’jemi gati përmes një referendumi që të vendosi shumica, duhet te gjejmë mënyra dhe forma si ta luftojmë.
Gazetarja: Ka shifra që flasin për abuzime seksuale, pse?
Janë një sërë faktorësh, nuk mundem sot sepse dëgjojmë dhe në gjini të afërt.
Faktikisht prostitucionin e ushtron në përgjithësi, pra është profesion i paguar, si në mënyrë të fshehur si në shtëpi publike, paguhet. Sesi është brenda ajo apo jashtë si gjendjet shpirtërisht vetë ajo që punon e din, e bëjnë për bukë goje, por nga ana tjetër e ushtrojnë profesionin edhe sepse është fitim i mirë. Sa i përket fesë, vetë jam besimtare po kemi dëgjuar si të thuash që midis tek feja katolike, janë marrë edhe me fëmije të vegjël. Duke qenë që janë përjashtime, në rastin konkret prostitutat si profesion janë më të sigurta në shtëpi publike sesa fshehurazi. Lexojmë lajme që në një ambient zyre kryejnë marrëdhënie, një lloj profesioni mund t’i thuash apo dëshire që kanë dy njerëz që edhe e shfrytëzojnë këtë moment pa dëshirat e veta por edhe për arsye përfitimi material, por një rol shumë të rëndësishëm se përdhunuesi nuk ka lindur i madh, ka qenë fëmijë i vogël, luan rol familja, shkolla, ambienti ku jeton. Për kushte të veçanta që mund të ndodhin rëndom ditë të premte dite të shtune, ndoshta dhe vajzat e kalojnë njëçikë me pijet. Kam rastisur katër herë të shtuna në një spital në urgjencë dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara, të shoqëruara që i binin faktikisht 3-4 djem, por dhe vajzat duhet të jenë njëçikë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale, shkojnë nëpër disko nate… se dhe meshkujt meshkuj janë , në një formë…