AlbanianEnglish

Video lojëra “Epic Games” fiton miliarda nga Sony

Epic Games ka fituar 2 miliardë dollarë nga Sony Group dhe kompania në pronësi të familjes që qëndron pas Lego Group, duke e vlerësuar krijuesin e “Fortnite” në 31.5 miliardë dollarë.

Sony, një investitor ekzistues dhe kompania e investimeve Kirkbi investuan secila 1 miliard dollarë, tha Epic.

Me mbledhjen e fondeve do të ndihmohet në avancimin e botës virtuale metaverse që kompania kishte lidhur me Lego Group në fillim të këtij muaji.

Metaverse është kryefjala më e fundit në hapësirën e teknologjisë dhe i referohet gjerësisht idesë së një platforme virtuale të përbashkët që njerëzit mund t’i qasen përmes pajisjeve të ndryshme dhe ku mund të lëvizin nëpër mjedise dixhitale.

Marrëveshjet shikohen si një inovacion i madh dhe gjenerues i të ardhurave.

Microsoft në janar ra dakord të blinte prodhuesin e “Call of Duty” për 68.7 miliardë dollarë, duke shënuar blerjen më të madhe në sektorin e lojërave.

“Fortnite” konsiderohet tashmë të jetë pjesë e metaverses dhe investimi në Epic do t’i japë Sony një shans për të gërmuar më thellë dhe për të përfituar nga ai biznes.

You don't have permission to register