VIDEO/ Kryeministri Rama uron 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

Muaji nëntor është muaj feste për kombin shqiptar. Pas kremtimit një ditë më parë të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria, sot më 29 nëntor, feston Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një video nga monumenti “Nëna Shqipëri”, i cili gjendet i vendosur në hyrje të Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Mirëmëngjesi dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”.