Video/Iu bie skela e pallatit në Tiranë, një prej kalimtarëve në gjendje të rëndë

Dy persona janë lënduar si pasojë e shembjes së skelës së një pallati në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur teksa dy personat po kalonin rrugën, ndërsa skela e pallatit në ndërtim e sipër në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, u shkëput dhe ra.

Të dy kalimtarët kanë marrë lëndime në trup dhe aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Ata u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa një nga të lënduarit, një 70-vjeçari ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi vjen nga Spitali i Traumës:

“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”.