AlbanianEnglish

Video/ Hannah dhe Nick, dy blogerët holandezë që sugjerojnë Shqipërinë për këtë verë

Shqipëria është kthyer gjithnjë e më tepër në një destinacion turistik për t’u vizituar nga të huaj nga Europa dhe kontinente të tjera.

Impakt pozitiv kanë patur investimeve të kryera, jo vetëm përgjatë bregdetit, por edhe në infrastrukturën rrugore ndërlidhëse, gjë që turistët e huaj pasi shijojnë nga afër bukuritë e vendit tonë po e sugjerojnë Shqipërinë edhe te miqtë e tyre.

Të radhës janë dy blogerët e famshëm holandezë, Hannah dhe Nick të cilët e kanë listuar Shqipërinë si një nga vendet që duhet vizituar me patjetër gjatë kësaj vere.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi ftesën e bërë nga dy blogerë holandezë, për të vizituar Shqipërinë turistike.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, mbi 1.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar në periudhën janar-maj, e ndërsa gjatë periudhës Korrik-Gusht pritet që shifrat e vizitorëve të jenë shumë të larta.

*Tibo News

You don't have permission to register