
Video/ Gledis Gjipali analizon arsyet e vonesës së integrimit të Shqipërisë në BE
Shqipëria prej vitesh po pret një dritë jeshile nga BE për çeljen e negociatave për anëtarësimin. Kryeministri Edi Rama flet për reformat brenda vetë BE-së dhe detyrat që sipas tij Shqipëria i ka kryer. Por përse kjo vonesë?
Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, e analizon gjerë situatën. Në intervistën për Tibo News, ai flet dhe për çështjen e Vetos që Bullgaria ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, gjasat që këto dy vende të ndahen nëse vlerësimi do duhej të behej individualisht, sinjalet pozitive për qershorin, por edhe nevojën që vetë Bashkimi Europian ka për zgjerimin, marrë shkas nga lufta në Ukrainë.
Gledis Gjipali shton se lufta në Ukrainë do të ketë një ndikim pozitiv, duke theksuar se situata dhe nevoja e vetë BE-së për të qenë e unifikuar do shtojë nevojën për zgjerim.
Duke komentuar raportin e Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Medias dhe uljen drastike në renditje, drejtori i EMA-s bën një krahasim me vendet e tjera të rajonit.
15 vite qëkur është themeluar Lëvizja Europiane në Shqipëri, në fakt pak gjëra kanë ndryshuar, sipas tij.
Për Gledis Gjipalin është për të ardhur keq që ende flasim për integrimin dhe mesazhet e tij për politikën janë të forta, dhe jo pa baza.
Ai komenton faktin që shqiptarët rezultojnë me europian-dashësit në rajon, ndërsa përmend edhe disa nga projektet e EMA në vijim.
*Tibo News.