
Video/ Gjesti ndaj 14 vjeçarit i kushton detyrën humanitare Cristiano Ronaldo-s
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më ambasador i Save The Children, organizatës së bamirësisë. Futbollisti legjendar u bë pjesë e një episodi të shëmtuar, ku i theu telefonin një tifozi 14 vjeçar, pas disfatës së Manchester United me Everton.
Cristiano Ronaldo, qëlloi në dorë djaloshin në fundin e ndeshjes në Goodison Park, teksa ai mbante telefonin në duar, duke ia hedhur në tokë këtë të fundit.
14 vjeçari me aftësi ndryshe të spektrit të autizmit e ka përjetuar këtë moment, sipas dëshmisë së nënës së tij, 14 vjeçari ka qarë dhe ka mbetur i shokuar nga incidenti.
Pavarësisht se Ronaldo kërkoi falje menjëherë për sjelljen e tij në rrjetet sociale, ai mund të ndëshkohet edhe nga Premier League.
Cristiano Ronaldo prej 10 vitesh ishte ambasador i Save The Children.
*Tibo News