Video/ Digjet makina në Sukth

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sukth, ku një makinë ka marrë flakë.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e TiboNews shihet se makina ka shpërthyer në flakë në momentin që kanë qenë edhe makina të tjera pranë duke kaluar.

Nuk dihet ende nëse ka patur persona brenda në makinë në momentin e shpërthimit.

Pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e shpërthimit.