
Video/ Dasmë në kohë lufte
Lesia Ivashchenko dhe Valerii Filimonov kanë qenë bashkë për njëzet vjet, kanë sjellë në jetë dhe rritur vajzën që tashmë është 18-vjeçe, por ata nuk kishin planifikuar një martesë, derisa lufta trokiti në derën e tyre.
Çifti ka treguar se “kohët sfiduese” i kanë bërë të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj martesës, me nusen Ivashchenko e cila thotë: “Duhet të marrim sa më shumë që të mundemi nga jeta”.
Ky ishte një moment i rrallë gëzimi për rezervistët ukrainas, të cilët shijuan dasmën në një pikë kontrolli në Kiev. Por nusen e dallonte vetëm një dantellë e vendosur mbi flokë, ndërsa fustani ia la vendin uniformës ushtarake.
Sipas shifrave nga Kombet e Bashkuara, numri i civilëve të vdekur nga armiqësitë në të gjithë Ukrainën që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt, ka kaluar 360, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.