Vettingu në Polici, konfirmohet drejtuesi për Shkodrën

Është rikthyer Vettingu në Policinë e Shtetit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

I pari në site ishte drejtuesi i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj. Ky i fundit u kontrollua në 3 shtylla: pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure. Ai është në konfirmuar në detyrën e tij.

Lidhur me këtë proces ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili ka thënë:

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”.

3 ditë më parë u bënë dhe disa lëvizje në Policinë e Shtetit.

Altin Lila, nga shefi i Komisariatit numër 3 në kryeqytet është emëruar në krye të Komisariatit numër 1. Në këtë të fundit ishte drejtues Petrit Hala, i cili  është emëruar shef në Librazhd.

Në komisariatin numër 3 është emëruar Bledar Reshka që ka qenë në krye të sektorit të vrasjeve në Elbasan.

Sali Skura është emëruar në krye të komisariatit numër 4. Ndërsa Arben Caka do të jetë drejtor kufiri në Durrës.