
Vështirësohen furnizimet mes Azisë dhe Evropës
Ndalimi i një mori fluturimesh të lidhura me krizën e Ukrainës mund t’i përkeqësojë gjërat edhe më shumë.
Transporti midis Evropës dhe Azisë duket të jetë më i godituri, me linjat ajrore që duhet të anulojnë ose ridrejtojnë fluturimet midis rajoneve.
Fluturimet më të gjata përkthehen në kosto më të larta dhe shumë karburant i përdorur.
Të mbash më shumë karburant do të thotë të mbash më pak ngarkesë. Në dhjetor, tarifat e transportit ajror ishin tashmë 150% më shumë se në 2019-ën.
Mungesa e kontenierëve të transportit dhe pengesat në portet detare çuan në një rritje të kërkesës për transportin ajror. Tani çmimet e ngarkesave duket se do të shkojnë akoma më të larta.
Dhe sanksionet ndaj linjave ajrore ruse nuk do të ndihmojnë.
AirBridgeCargo, me bazë në vend, është një kompani kryesore në dërgesat nga Azia në Evropë.
Gjithsesi, ekspertët thonë se rreth një e katërta e transportit të zakonshëm ajror midis dy rajoneve do të duhet të gjejë transport alternativ.
Shërbimet midis Azisë dhe Amerikës së Veriut janë më pak të prekura.
Kjo për shkak se shumë linja ajrore mallrash tashmë fluturojnë përmes Anchorage në Alaskë, një rrugë që shmang hapësirën ajrore ruse.