
Verën apo dimrin? Ja kë preferon më shumë secila shenjë e Horoskopit
Dashi: E adhuron stinën e verës, është koha e lulëzimit dhe personaliteti i dashit reflektohet më së mirë gjatë këtij sezoni. Ata janë më aktivë në verë dhe marrin pjesë thuajse në çdo aktivitet. Ka aftësi të përballojë më mirë muajt e nxehtë sesa ditët e ftohta të dimrit.
Demi: Ndihet më rehat në muajt e dimrit, pasi përshtatet edhe më së miri me personalin e qetë dhe disi të ftohtë të dimrit. Preferon të qëndrojë ngrohtë me batanije sesa të ‘vuajë’ nga temperaturat e larta të verës. Stina e dimrit gjithashtu e ndihmon demin të kontrollojë zemërimin dhe kokëfortësinë, gjë që për të është shumë e rëndësishme.
Binjakët: Konsiderohet si flutura sociale e shenjave të zodiakut dhe kështu që është e qartë që për binjakët është stina e verës koha më e mirë për t’u shoqëruar me të tjerët. Preferojnë aktivitetet, pishinat, udhëtimet aventureske të cilat mund të ndodhin vetëm gjatë verës. Gjithashtu për ta vera ka më shumë rëndësi pasi është koha e duhur për t’u veshur me më shumë ngjyra dhe pse jo. me më shumë stil.
Gaforrja: Preferon netët e ngrohta, duke parë një film në divan i mbuluar më batanije dhe me kokën e vendosur në kraharorin e partnerit. Stina e dimrit i jep lumturi gaforres sepse për ta dimri do të thotë të kalosh më shumë kohë në shtëpi dhe më shumë qetësi. Thjesht për gaforren qëndrimin në shtëpi duke parë film e ndërkohë që jashtë bën shumë ftohtë, është ideale!
Luani: Luani adhuron diellin e ndritshëm. E shijon në maksimum periudhën e verës, duke marrë rreze në plazh e duke konsumuar smoothie të ftohta. Preferon të jetë aktiv dhe të shkëlqejë duke bërë për vete me sharmin që mbart njerëzit përreth. Përveç kësaj, për luanin vera është një periudhë relaksi, larg shqetësimeve.
Virgjëresha: Ndihet më mirë në stinën e dimrit. Preferon ajrin e ftohtë pasi i jep një ndjesi freskimi dhe rehatie. Është akoma më mirë për virgjëreshën nëse sheh flokë dëbore, si ngjarja meteorologjike më e preferuar për të. Gjatë dimrit, virgjëresha është gjithashtu më produktive në punë.
Peshorja: Iu pëlqen t’i kenë të gjitha gjërat e balancuara dhe stinët nuk përbëjnë përjashtim për peshoret. Preferon stinën e verës sepse argëtohet shumë. Por më shumë adhuron stinën e dimrit, ajrin e ftohtë dhe periudhën e festave. Për peshoren, ka më shumë rëndësi ndjesia e të qenurit rehat dhe relaksi sesa aventurat dhe ecjet në temperaturat e larta të verës.
Akrepi: Është shenja që ndihet më mirë kur dimri afron, është koha për sezonin e festave dhe që akrepi e përdor të dalë më shumë në dritë nga temperamenti i vështirë dhe me ‘nerva’ thuajse gjatë gjithë kohës. Gjatë kësaj kohe, miqtë dhe familjarët e akrepit mblidhen në një vend dhe kalojnë kohën më të mirë me të. Ashtu si gaforret, akrepët adhurojnë çokollatën e nxehtë, më shumë sesa alkoolin, ndaj të cilës kanë frikë se mund të dalin jashtë kontrollit të vetes.
Shigjetari: Shpirti i tyre aventuresk kërkon vetëm liri për të udhëtuar nëpër botë dhe për të kaluar kohën më të mirë. Dhe nuk do mend që shigjetari adhuron verën. Kanë mundësi të dalin më shumë dhe të argëtohen më shumë. Gjithashtu adhurojnë faktin se mund të bëjnë plazh e të notojnë nën freskinë e ujit.
Bricjapi: Për bricjapin nuk ka si dimri. I shërben si një periudhë e përsosur për të reflektuar mbi ngjarjet që i kanë ndodhur dhe planet që ka për të ardhmen. Bricjapi preferon të dalë vetëm kur ka vërtetë një punë me rëndësi, përndryshe ndihet më se i relaksuar duke qëndruar brenda në shtëpi pranë një oxhaku, me një gotë verë, duke lexuar ndonjë libër e duke përjetuar nostalgji.
Ujori: Ujori është pak natyrë introverte dhe preferon të shijojë ditët i mbështjellë me batanije të ngrohta. Adhuron filmat dhe serialet dhe sezoni i dimrit është ideal për t’i parë. Preferojnë të qëndrojnë brena zonës së tyre të komfortit sesa duke kaluar aventura në ditët e nxehta të verës.
Peshqit: Ata të shenjës së peshqve e adhurojnë verën. Duan të marrin pjesë në aktivitete apo thjesht të shtrihen në një lëndinë duke imagjinuar dhe ëndërruar gjëra pozitive për jetën, teksa rrezet e diellit i ngrohin nëpër trup. Nuk e ndërrojnë borën apo sezonin e festave të dimrit me aromën e këndshme të luleve natyrale.
*Tibo News.