
Vera me ritme latine, Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncerte të ndara në Tiranë
Kjo verë në Tiranë do jhetë plot ritme latine dhe festë. Kjo pasi dy këngëtarë me famë botërore do japin koncert. Të dy artistët kanë konfirmuar se do të këndojnë në kryeqytetin shqiptar në datat përkatëse.
Enrique Iglesias i njohur për hitet e tij të famshme do të jetë ë 30 Qershor mduke kënduar në Sheshin Skënderbej.
Ndërsa më 20 Korrik, për herë të parë këngëtari me famë botërore, Ricky Martin, do të mbajë koncertin e tij. Ja postimi që ka bërë në Instagram ku njofton:
Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Albania më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës.
Shpresoj se të gjithë mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri. Biletat në shitje në 8 qershor 13:00.
Për më shumë informacione, dhe lidhur me biletat mund të klikoni në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës.