Veprat penale që janë rritur më shumë në vend

Krimi në vend është rritur me 7,5 % më shumë se sa në vitin 2020.

Sipas statistikave të INSTAT, për vitin 2021 janë evidentuar gjithsej 35.175 vepra penale dhe në raport me popullsinë në vitin 2021, janë evidentuar 125,1 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 115,4 që ishin në vitin 2020.

Dhuna në familje, krimet në fushën e drogës, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, vrasje me dashje, mashtrimet dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën janë rritur, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e veprave penale ka pësuar rënie.

*Tibo News.