
Vepra digjitale që zbukuroi virtualisht qendrën e Tiranës
Së fundmi qytetarët e Tiranës dhe më shumë studentët në një nga godinat e konvikteve tek Farmacia dhjetë do të mësohen me portretin e Futbollistit të dashur Messi. Është Maximiliano Bagnasco, një artist argjentinas që po e realizon portretin gjigand. I njëjti që ka bërë edhe portretin e Maradonës në Napoli.
Por kjo që do shihni në qendër të Tiranës shkon më tej, si një fushë arti inovative dhe tejet kreative dhe duket tejet realistike. Digital Creator me emrin në rrjetet sociale Arnoholic ka postuar videon në muret e godinës së Muzeut, teksa shfaqet një figurë-njeri i animuar teksa mban telefonin në dorë. Një paralelizëm fabtastik i realitetit me virtualen që na ofron teknologjia. Dhe ditët e sotme, mjafton mënyra se si doni ti shihni gjërat. Ky animacion ka shumë mesazhe dhe kuptime, por ju vetë si do e interpretonit?