
Venusi te Demi deri në 11 prill, shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri
Afërdita do të zhvendoset te Demi deri më 11 Prill duke sjellë ndryshimet e saj në sektorin e dashurisëpër disa shenja.
Në të njëjtën kohë, shenjat në përgjithësi do të kenë një humor intensivisht romantik pasi Afërdita është planeti i dashurisë dhe marrëdhënieve. Do të na bëjë të kemi prioritet lidhjet e dashurisë, ndërkohë që nuk ka gjasa që në disa raste të nxisë ndjenja posesiviteti dhe xhelozie. Të gjithë do të ndihen pak më intensivë dhe romantikë këtë herë, por në veçanti tre janë ata që do të jenë më të favorizuarit.
AKREPI
Akrepat gjithsesi janë shenja mjaft dashurore dhe në kombinim me hyrjen e Venusit në Akrep do afrohen edhe më shumë me partnerët e tyre, ndërkohë që nuk do të jenë të pakta momentet e nxehta të dashurisë.
DEMI
Demat janë shenjat që nuk mund të mungonin në listën tonë, pasi ata presin Venusin. Do të arrijnë në një periudhë të shkurtër kohore të zgjidhin mosmarrëveshjet me partnerin, të afrohen, ndërsa të palidhurit do të fitojnë vetëbesim dhe humor të fortë për flirtim.
BRICJAPI
Bricjapët janë shenja të zodiakut që në tremujorin e fundit e patën mjaft të vështirë të relaksoheshin dhe të vendosnin në plan të dytë romancën e tyre. Periudha kohore që Afërdita do të jetë te Demi do t’i ndryshojë gjërat tërësisht, ndërsa ata do mund të afrohen edhe më shumë me partnerin.